Aktuale
“Të pavërtetat nuk e njollosin historinë tonë” – Kënga e re e Ilir Shaqirit mbrojtje e fortë për UÇK-në
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtari i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, i ka kushtuar një krijim artistik të ri tematikës së luftës, vlerave të çlirimtarëve dhe Kosovës, të cilin e ka titulluar “Jo në emrin tim”.
Përmes vargjeve të sapopublikuara, artisti riaffirmon mbështetjen e tij të palëkundur ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veteranëve të saj, duke reaguar ashpër ndaj çdo tentative për tjetërsimin e të kaluarës.
“Me gënjeshtra e sajime e njollosin luftën time”, shprehet ndër të tjera Shaqiri në mesazhin e tij përcjellës.
Më poshtë gjenden vargjet e plota të publikuara nga vetë këngëtari:
Me të drejtë pyes botën sytë ku i ka?
I shpërblen armiqtë që na kanë vra
Me gënjeshtra e sajime
E njollosin luftën time
Vështirë e kanë mes ballit me na pa,
Këto tri shkronja tona t’shenjta
Nëpër breza rrojnë te zemra
Gjersa dielli tokës ka me i ra.
S’ka as ditë të mbarë
Ditë-përditë na e shkelin n’fyt lirinë
Për shtatë faje që kurrë si kem ba.
Me gënjeshtra e sajime
E njollosin luftën time
Vështirë e kanë mes ballit me na pa.
Këto tri shkronja tona t’shenjta
Nëpër breza rrojnë te zemra
Gjersa dielli tokës ka me i ra…
S’ka as ditë të mbarë
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: