Politikë
Ursula von der Leyen pritet në Prishtinë nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu
Reklamë e Sponsorizuar
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim zyrtar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Axhenda e zyrtares së lartë evropiane në Prishtinë parashikon gjithashtu një takim me kryeministrin Albin Kurti gjatë ditës, pas përfundimit të të cilit është planifikuar të mbahet një konferencë e përbashkët për media.
Kjo vizitë bëhet në kuadër të turneut rajonal që kryetarja e Komisionit Evropian po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, një vizitë kjo që përfshin periudhën nga 30 shtatori deri më 2 tetor 2026.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: