Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Bllokohet rruga e aeroportit nga protestuesit gjatë vizitës së Ursula von der Leyen në Kosovë

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 11:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bllokohet rruga e aeroportit nga protestuesit gjatë vizitës së Ursula von der Leyen në Kosovë
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zbarkuar sot në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare, gjatë së cilës ka të planifikuar takime me krerët e lartë të shtetit, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe u.d. e Presidentes, Albulena Haxhiun. Megjithatë, mbërritja e saj është shoqëruar me tensione në terren. Një grup të rinjsh on organizuar një protestë duke bllokuar qarkullimin rrugor në aksin që lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” me kryeqytetin, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë. Për të pamundësuar kalimin e eskortës zyrtare të shefes së KE-së, protestuesit kanë vendosur mjete të rënda transporti dhe vetura përgjatë rrugës, duke bllokuar plotësisht qarkullimin në atë segment.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar