Aktuale
Hije dhe kontraste: Si rrezikon të mbyllet epoka e Cristiano Ronaldo-s në krahasim me Lionel Messi-n
Reklamë e Sponsorizuar
Ceremonia madhështore që Argjentina po përgatit për Lionel Messi-n rrezikon ta bërë edhe më të hidhur epilogun e Cristiano Ronaldo-s me fanellën e Portugalisë.
Fati i ka vërshuar sërish përballë njëri-tjetrit, duke i rikthyer në të njëjtën skenë pas dy dekadash rivaliteti të ashpër, ku këtë herë nuk bëhet fjalë për trofe apo tituj, por për një lamtumirë.
Ndërkohë që në ditët në vijim pritet të organizohet festa për tërheqjen e Messi-t nga kombëtarja argjentinase, Portugalia ndodhet nën tronditjen e çështjes Cristiano Ronaldo. Krisja e raporteve me trajnerin Jesus, sipas raportimeve nga mediat luzitane, mund të shërbejë si prelud i një largimi të papritur të sulmuesit legjendar nga përfaqësuesja.
Brenda pak ditësh, skena e futbollit ndërkombëtar rrezikon të humbasë dy nga protagonistët më të mëdhenj të historisë së këtij sporti. Një koincidencë kohore, pavarësisht diferencës në moshë, që sjell në vëmendje një krahasim të pashmangshëm, duke dëshmuar se si gjatë gjithë karrierës së tyre madhështore, Messi dhe Ronaldo kanë mbetur të destinuar të jetojnë si pole të kundërta.
Pas një Botërori ku u shfaq si protagonist absolut, Argjentina i ka bërë thirrje kapitenit të saj për t'i dhënë mundësinë e një homazhi të merituar nga populli. Nga ana tjetër, portugezi, pasi kuptoi se do të duhet të mbetet sërish në stol, zgjodhi të largohej nga grumbullimi i Portugalisë duke përplasur derën.
Aktualisht, ideja e një feste lamtumire duket thuajse e pamundur për t'u imagjinuar. Pas paraqitjeve zhgënjyese në Botëror dhe ndeshjeve në Nations League, CR7 është vënë në shënjestër të kritikave. Rasti i humbura, tensioni në fushë dhe rënia e pashmangshme fizike kanë bërë që ai të humbasë mbështetjen e dikurshme mes tifozëve dhe opinionit publik, të cilët gjithnjë e më shumë po kërkojnë ndryshimin brenda skuadrës – një skenar që vetë Ronaldo refuzon ta pranojë.
Trajektorja e karrierës së Messi-t dhe Ronaldo-s në kombëtare duket e pabesueshme nëse kthehemi pas në kohë, fiks para një dekade. Në vitin 2016, Cristiano gëzonte statusin e heroit kombëtar pas triumfit në Kampionatin Evropian kundër Francës, ndërsa Messi, mes kritikave të shumta dhe zhgënjimit nga një tjetër finale e humbur, njoftonte tërheqjen e tij nga Seleccion.
Nuk ekziston një formulë e saktë apo e gabuar për t'i dhënë fund karrierës, por ekziston mënyra se si do të mbahesh mend. Messi do të ketë mbështetjen e popullit të tij, stadiumin dhe festën e merituar, duke pasur kohë mjaftueshëm për të përshëndetur dhe për t'u përshëndetur. Përkundër kësaj, Ronaldo rrezikon të lërë pas një imazh krejtësisht ndryshe, atë të kampionit që refuzon të pranojë rënien nga froni, pavarësisht se vetë futbolli po ia kërkon këtë.
Ngjashëm me thirrjet “Messi, Messi” që tifozët kundërshtarë nuk ia kursejnë kurrë, fundi i lavdishëm i rivalit të tij të përjetshëm rrezikon të shndërrohet për Cristiano-n në një tjetër “fantazmë” inferioriteti brenda një karriere të ndërtuar me synimin për të qenë gjithmonë më i miri në çdo aspekt.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: