Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Skandali i videove intime, Monika Kryemadhi shpërthen në akuza: Akt i ulët që meriton ndëshkim ligjor

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandali i videove intime, Monika Kryemadhi shpërthen në akuza: Akt i ulët që meriton ndëshkim ligjor
Monika Kryemadhi ka thyer heshtjen lidhur me skandalin e shpërndarjes së videove intime të figurave publike në rrjetet sociale, duke shprehur dënimin e ashpër për këtë fenomen dhe indinjatë të thellë për cenimin e jetës private. E pyetur nga përfaqësuesit e mediave nëse ka pasur mundësi t'i shikojë këto pamje, ajo konfirmoi se i ka parë, duke theksuar se ndjen neveri dhe keqardhje të madhe për gratë dhe vajzat që kanë rënë viktimë e kësaj situate. Sipas saj, përgjegjësit për regjistrimin dhe shpërndarjen e tyre duhet të ballafaqohen me drejtësinë dhe të marrin dënimin e merituar. Duke mbrojtur parimin e paprekshmërisë së hapësirës personale, Kryemadhi shtoi se askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë apo të gjykojë zgjedhjet dhe sjelljet që një individ bën brenda mureve të dhomës së tij të gjumit. "Po i kam parë. Përveç ndjenjës së shëmtuar që më la për shkak të viktimave, të gjitha atyre grave apo vajzave, kushdo që janë. Personi, i cili i ka bërë, ai që i ka regjistruar por dhe ai që i ka shpërndarë, është një veprim shumë i ulët dhe që duhet të dënohet. Ajo që dua të them është se nuk ka çfarë ti duhet asnjërit se çfarë bën një njeri në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private," u shpreh ajo. Në fjalën e saj, ajo vuri theksin edhe te deformimi i prioriteteve në shoqërinë shqiptare, duke e quajtur fatkeqësi kombëtare faktin se opinioni publik tronditet më shumë nga një video intime sesa nga hallet reale të vendit. "E tjetra është mënyra se si ne po fillojmë të gjykojmë situatat, problematike dhe gjithë jetën shoqërore të shoqërisë sonë është e tmerrshme. Të ndihesh më i dhunuar nga një video porno që shikon se sa nga taksat e larta, nga largimi i të rejave dhe të rinjve, shpopullimi i Shqipërisë, është fatkeqësie e madhe dhe për mua fatkeqësi kombëtare. Më vjen shumë keq dhe ndjej neveri për vepruesit që e kanë bërë atë gjë," deklaroi Kryemadhi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar