Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Rrëfimi tronditës i Sharon Stone: Si mbeta shtatzënë në adoleshencë për shkak të mungesës së edukimit seksual

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rrëfimi tronditës i Sharon Stone: Si mbeta shtatzënë në adoleshencë për shkak të mungesës së edukimit seksual
Aktorja e njohur, Sharon Stone, ka treguar se mungesa e njohurive mbi edukimin seksual gjatë rinisë së saj ishte faktori kryesor që çoi në shtatzëninë e saj në moshë të mitur. Artistja, e cila në të kaluarën ka ndarë me publikun edhe përvojën e dhimbshme të një dështimi gjatë fëmijërisë, i bëri këto deklarata gjatë pjesëmarrjes në podkastin “IMO”, drejtuar nga Michelle Obama dhe Craig Robinson. Gjatë bisedës, ajo tregoj se ajo dhe partneri i saj i asaj kohe nuk kishin asnjë ide rreth rreziqeve të marrëdhënieve të pambrojtura, derisa ajo nisi të vërente ndryshime në peshë. Michelle Obama solli në vëmendje faktin se ishte pikërisht i dashuri i aktores ai që vuri re ndryshimet e para fizike, çka çoi edhe në zbulimin e shtatzënisë. “'A po të bezdis ai djalë? Largohu prej tij'. Ky ishte i gjithë edukimi seksual që kam marrë nga nëna ime”, u shpreh Stone. “Mund ta imagjinoni, isha vetëm 17 vjeç dhe ndiqja shkollën. I dashuri im ishte 23 vjeç, punonte si inxhinier hekurudhor dhe elektricist, një pozicion me të ardhura të larta në zonën tonë. Ai zotëronte një automjet luksoz, motoçikletë, banesë të veten dhe kishte një punë të sigurt”. “Megjithatë, as ai nuk kishte njohuri se unë duhet të përdorja ndonjë metodë kontraceptive, ndërsa unë nuk dija absolutisht asgjë për këtë çështje. Sinqerisht, rrezikoja të përfundoja si ajo vajza që sjell në jetë fëmijë fshehurazi në tualet”, shtoi ajo më tej. Në vijim të rrëfimit, aktorja sqaroi se familja e saj nuk kishte dijeni për situatën. “Prindërit e mi besonin se ishin thjesht disa kilogramë tepër që zakonisht shtohen gjatë vitit të parë të studimeve, nuk kishin asnjë dyshim. Askush nuk më kishte sqaruar se si funksionojnë cikli menstrual apo përdorimi i tamponëve”, përfundoi aktorja 68-vjeçare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar