Kronikë
Bojkoti i avokatëve shtyn seancën gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ja masa e ndërmarrë nga gjykata
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata ka vendosur shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta, e cila tashmë është caktuar të mbahet më 15 tetor.
Sipas informacioneve zyrtare, shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e mbrojtësve ligjorë të ish-kreut të shtetit, të cilët i janë bashkuar bojkotit të shpallur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Si pasojë e kësaj situate, trupi gjykues ka vendosur pezullimin e afateve të paraburgimit. Gjithashtu, gjykata ka shqiptuar masën e gjobës prej 5 mijë lekësh secili për dy avokatët e Meta dhe Kryemadhit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: