Kronikë
Skandali me videot intime/ Policia kërkon kompozitorin Adrian Hila, reagon ky i fundit: Jam i tronditur, më kanë hakuar
Reklamë e Sponsorizuar
Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka ndërmarrë veprimet e para këtë të enjte, duke i adresuar një ftesë për paraqitje kompozitorit të njohur Adrian Hila. Ky hap vjen pas shpërndarjes së disa videove me përmbajtje intime në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme.
Në kuadër të hetimeve dhe verifikimeve paraprake, shërbimet e policisë janë paraqitur në banesën e artistit për të bërë të mundur kontaktimin e tij, mirëpo ai nuk është gjetur në shtëpi nga efektivët.
Pas kontakteve telefonike të realizuara nga ana e autoriteteve, kompozitori Hila është shprehur tejet i tronditur dhe i shokuar nga ngjarja. Ai ka deklaruar se llogaritë e tij janë rënë pre e një sulmi kibernetik, duke theksuar se është hakuar. Njëkohësisht, artistë ka premtuar se do të paraqitet pranë strukturave policore sapo të kthehet në kryeqytet.
Ndërkohë, Sektori i Krimit Kibernetik ka nisur verifikimet intensive qysh një ditë më parë, me qëllim zbardhjen e burimit dhe origjinës së materialeve sensitive që qarkulluan në internet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: