Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Formë e shkëlqyer e Prishtinës, statistikat mbresëlënëse të golashënuesve në gjashtë ndeshjet e para

Redaksia Lajmetereja • 30-09-2026 17:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Formë e shkëlqyer e Prishtinës, statistikat mbresëlënëse të golashënuesve në gjashtë ndeshjet e para
FC Prishtina po shfaq një paraqitje fantastike përgjatë këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll, duke dominuar bindshëm në fazën e parë të kampionatit. Bardheblutë kanëregjistruar vetëm fitore në gjashtë duelet e para, duke u renditur në krye të tabelës me 18 pikë të plota në elitën e futbollit tonë. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, klubi ka bërë të aformë se efikasiteti në sulm është ndarë mes shtatë lojtarëve të ndryshëm, të cilët kanë realizuar gjithsej 18 herë në gjashtë takimet e deritanishme. Kontributin kryesor në fazën offensive e ka dhënë Assane Diatta me 6 gola, i ndjekur nga Albin Krasniqi me 4 finalizime dhe Arjanit Fazlija me 3 gola. Ndërkohë, listës së realizatorëve i janë shtuar edhe Kastriot Selmani me 2 gola, si dhe Ardian Hasani, Diar Halili e Anio Poçi, secili me nga 1 gol të shënuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar