Sport
Kthimi i multinuar në Kolumbi: Juan Cuadrado përballet me ferrin e tifozëve ish-klubit të tij
Reklamë e Sponsorizuar
Pas një aventure 17-vjeçare në futbollin italian, Juan Cuadrado ka vendosur të nisë një kapitull të ri në vendlindjen e tij, Kolumbi. Futbollisti me të kaluar në skuadra të njohura si Fiorentina dhe Juventus kishte firmosur një marrëveshje me skuadrën e elitës kolumbiane, Millionarios, ku debutimi i tij u shënua nga rrethana mjaft të ndjeshme për 38-vjeçarin.
Megjithatë, faza e parë e këtij rikthimi nuk ka shkuar sipas planeve më të mira të mundshme.
Edhe pse në të kaluarën kishte lënë të kuptohej se një ditë do të kthehej te Independiente Medellín, klubi që i dha shtytjen e parë drejt karrierës profesioniste, ish-anësori i bardhezinjve mori kthesën e papritur duke zgjedhur pikërisht rivalët e përbetuar të Millionarios.
Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga mbështetësit e dikurshëm të tij. Fati e solli që ndeshja e parë zyrtare e Cuadrados pas kthimit në atdhe të luhej pikërisht kundër ish-klubit të tij. Për 57 minuta lojë, ai u bë shënjestër e fishkëllimave dhe fyerjeve të vazhdueshme sa herë që prekte topin, ndërsa në tribuna u shpalos një banderolë ku shkruhej hapur: “Sot Juda na viziton. Tradhtari”.
Përballja, e cila i përkiste javës së katërt të turneut Klausura në Primera A të Kolumbisë, u mbyll pa fitues, duke prodhuar një barazim spektakolar me shifrat 2-2.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: