Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Vizita në Tiranë, Von der Leyen i thur lavde Shqipërisë: Lider në integrim, po e bëni BE-së më të fortë

Redaksia Lajmetereja • 30-09-2026 16:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vizita në Tiranë, Von der Leyen i thur lavde Shqipërisë: Lider në integrim, po e bëni BE-së më të fortë
Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dolën sot në një konferencë të përbashkët për media, në kuadër të vizitës zyrtare të zyrtares së lartë të BE-së në kryeqytetin shqiptar. Gjatë fjalës së saj, Von der Leyen e vendosi theksin te progresi i jashtëzakonshëm i vendit tonë drejt Bashkimit Evropian, duke e renditur Shqipërinë mes shteteve që udhëheqin këtë proces madhor. Ajo shtoi se angazhimi në përmbushjen e reformave dhe hapat e ndërmarrë në kuadër të Planit të Rritjes po integrojnë hap pas hapi ekonominë shqiptare në tregun e përbashkët evropian, ndërsa konfirmoi se së shpejti do të ketë fonde të reja financiare për investime. “Vërtet është një kënaqësi shumë e madhe që të jem në Tiranë. Përvoja ime është e tillë që Shqiptarët e mbajnë gjithmonë Europën në zemër. Shqipëria është në vendet kryesuese të procesit tonë të anëtarësimit. Unë vij rregullisht dhe bëj gjykim. Shqipëria ka bërë një ecuri fantastike”, u shpreh ajo ndër të tjera. Më tej, kreu i Komisionit Evropian vuri në dukje se ky avancim është tejet domethënës dhe se harmonia e plotë e Shqipërisë me politikën evropiane dëshmon se anëtarësimi i saj do t'i japë më shumë fuqi bllokut. “Ky është një përparim shumë i rëndësishëm. Shqipëria është plotësisht e përafruar me politikën tonë. Prandaj dëshiroj që t’iu përçoj të gjithë qytetarëve shqiptarë, por edhe europianë, që Shqipëria do e bëjë Bashkimin Europian më të fortë. Drejtësia, kuadri zgjedhor dhe mbrojtja e mjedisit, miratimi i reformave është i rëndësishëm, por edhe më i rëndësishëm është që ato reforma të zbatohen tërësisht”, deklaroi Von der Leyen. Në mbyllje të fjalës së saj, ajo vlerësoi ritmin e punës me Plani e Rritjes, duke paralajmëruar mbështetje të vazhdueshme financiare. “Mesazhi ka të bëjë me rezultatet tona të planit të rritjes. Ne sjellim investime të BE në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, ju miratoni dhe ndërmerrni reforma. Ekonomia juaj mund të përafrohet gradualisht me tregun e përbashkët europian. Ju po ecni shumë mirë me planin e rritjes. Në javët në vijim priten pagesa të tjera. Ne kemi arritur rezultate shumë të mira me tre reformat”, u shpreh Presidentja e KE-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar