Aktuale
Faqja e re e jetës për Elijonën pas ndarjes nga Klodi: Jam duke punuar për një version më të mirë
Reklamë e Sponsorizuar
Elijona ka vendosur t'ia kushtojë të gjithë vëmendjen vetes dhe nisjes së një rrugëtimi krejtësisht ndryshe, pak kohë pas zyrtarizimit të ndarjes nga Klodi.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit një çast nga stërvitja në palestër. Krah kësaj fotografie, Elijona ka përcjellë një mesazh domethënës: “new era, building a better me” – që në shqip përkthehet "një epokë e re, duke ndërtuar një version më të mirë të vetes".
Ky veprim vjen vetëm pak ditë pasi ajo konfirmoi ndarjen përfundimtare nga partneri i saj, Klodi. Në atë periudhë, ajo pati kërkuar mirëkuptim dhe ruajtje të privatësisë nga publiku, duke shtuar se ruan konsideratë për gjithçka që kanë ndarë gjatë lidhjes së tyre.
Nga ana e tij, Klodi ka thyer heshtjen lidhur me këtë ndarje, duke hedhur poshtë çdo aludim apo pretendim për tradhti dhe keqtrajtim, ndërkohë që ka theksuar se respekti ndaj Elijonës mbetet i pandryshuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: