Aksident i rëndë trafiku, vdes një person

Publikuar më: 14-04-2025 18:30
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 18:45 në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një person ka humbur jetën. Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se në aksident janë përfshirë dy vetura. Rugova, bëri të ditur se edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. “Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, ndërsa njëri nga të lenduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Rugova.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu