Aktuale
Goditje e rëndë për Interin: Konfirmohet dëmtimi i Alessandro Bastonit
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Interit ka pësuar një goditje të ndjeshme në prapavijë, pasi ka zyrtarizuar se mbrojtësi Alessandro Bastoni ka pësuar një tërheqje muskulore në kuadricepsin e këmbës së majtë.
Reprezentuesi italian e pësoi këtë dëmtim gjatë pjesës së parë të duelit të së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Stuttgartit. Futbollisti 27-vjeçar u detyrua të braktisë fushën e blertë para kohe, duke ngritur alarmin në kampin e zikaltërve.
Pas kontrolleve mjekësore të kryera të premten në mëngjes në Institutin Humanitas në Rozzano për të përcaktuar saktësisht shkallën e lëmtimit, klubi italian ka publikuar një komunikatë zyrtare për të qartësuar situatën shëndetësore të lojtarit.
Sipas burimeve mediatike nga Italia, Bastoni pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën tri javë, duke u bërë kështu një mungesë e ndjeshme për trajnerin dhe skuadrën në ndeshjet e ardhshme.
Ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik në Serie A, Interi do ta luajë më 18 dhjetor si mysafir i Lecces, ndërsa shqetësimi kryesor mbetet finalja e Superkupës së Italisë kundër Lazios, e cila është caktuar të zhvillohet më 22 dhjetor. Për shkak të këtij dëmtimi, prania e mbrojtësit italian në këtë takim vendimtar është tashmë në dyshim serioz.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: