Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Kthehet dimri i fuqishëm: Reshjet e borës pritet të përfshijnë pothuajse të gjithë territorin e Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 27-11-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kthehet dimri i fuqishëm: Reshjet e borës pritet të përfshijnë pothuajse të gjithë territorin e Kosovës
Kushtet atmosferike në Kosovë dhe rajon pritet të pësojnë një kthesë drastike gjatë orëve në vijim, ku pas një periudhe me temperatura relativisht të larta, vendi do të përfshihet nga një valë e ftohtë dhe reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit. Sipas të dhënave meteorologjike, në rajonin e Mesdheut është duke u formuar një ciklon i fuqishëm, i cili pritet të intensifikohet dukshëm në Detin Jon dhe përgjatë brigjeve të Greqisë. Gjatë kësaj dite, në Kosovë do të vazhdojnë të fryjnë erëra jugore, të cilat në mbrëmje do të pësojnë ndryshim drejtimi, duke u shndërruar në erëra të ftohta veriore. Reshjet e shiut, që pritet të rinisin herë pas here, do të shndërrohen shpejt në reshje dëbore dhe shqote. Fillimisht, dëbora do të përfshijë zonat kodrinoro-malore gjatë paradites së të shtunës, ndërsa deri në mbrëmje ajo do të shtrihet në të gjitha viset, përfshirë edhe zonat e ulëta, duke krijuar shtresa të bardha deri në mëngjesin e së dielës. Trashësia e borës pritet të ndryshojë nga njëri vend në tjetrin, ku në viset malore parashikohet të arrijë nga 3.5 centimetra deri në 25 centimetra, ndërsa shpresa për krijimin e shtresave të borës ekziston edhe në Rrafshin e Dukagjinit. Përveç Kosovës, vala e reshjeve të dëborës do të shtrihet edhe në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë kryesisht ultësirat gjatë mëngjesit të së dielës. Po afrimi i këtij fronti të ftohtë do të prekë gjithashtu zonat lindore, juglindore dhe verilindore të Shqipërisë, ku do të krijohen shtresa dëbore edhe në viset e ulëta. Pas përfundimit të reshjeve, temperaturat do të ulen ndjeshëm në të gjithë rajonin, duke sjellë kushte të një acari të vërtetë dimëror, ndonëse pa shfaqur elemente ekstreme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar