Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ndryshime në strukturë: Jeton Nixha merr drejtimin e kombëtareve të Kosovës 5x5

Redaksia Lajmetereja • 27-11-2026 15:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ndryshime në strukturë: Jeton Nixha merr drejtimin e kombëtareve të Kosovës 5x5
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është mbledhur të enjten, më 26 nëntor, në Prishtinë, ku ka diskutuar për një varg çështjesh që prekin ecurinë e garave, zhvillimin e këtij sporti dhe vizionin afatgjatë për vitin 2027. Gjatë takimit janë analizuar raportet mbi ecurinë e ndeshjeve në të gjitha kategoritë e ligave të FBK-së për edicionin 2026/2027, si dhe pasqyra financiare e shtëpisë së basketbollit kosovar. Po ashtu, është miratuar Raporti nëntëmujor për ecurinë e zbatimit të Planit Strategjik të FBK-së 2026–2030, krahas diskutimeve rreth dokumentacionit planifikues për vitin 2027. Sipas njoftimit zyrtar, ndër vendimet më të rëndësishme ishte miratimi i ristrukturimit organizativ dhe funksional të Departamentit të Përfaqësueseve të Kosovës për vitin 2027, i cili do të përbëhet nga Jeton Nixha në cilësinë e menaxherit të kombëtareve 5x5; Artina Hasani si menaxhere e Programit 3x3; Bujar Loci në rolin e koordinatorit 5x5 për Meshkuj; Lorik Kllokoqi si koordinator 5x5 për Femra; Edita Medunjanin si koordinatore operacionale dhe logjistike për Meshkuj, si dhe Sumeja Osmani si koordinatore operacionale dhe logjistike për Femra. Ky proces ristrukturimi do të mbështetet tërësisht te stafi aktual i Zyrës Ekzekutive të FBK-së, duke shmangur çdo punësim të ri. Vëmendje e veçantë iu kushtua paraqitjes së përfaqësueseve të Kosovës në garat e FIBA Europe për vitin 2027, përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Evropian U18 për Femra (Divizioni C) në Pejë, si dhe sfidave kualifikuese për FIBA 3x3 Europe Cup 2027. Gjatë mbledhjes u trajtuan edhe nismat zhvillimore të FBK-së, përgatitjet për Kursin FIBA WABC – Niveli 2 dhe ecuria e licencimit të gjyqtarëve dhe komisionerëve nga FIBA. Kërkesa e Shoqatës së Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës për rritjen e taksave, bashkë me propozimin për Piramidën e përditësuar të zhvillimit dhe vlerësimit të gjyqtarëve, u shqyrtuan nga anëtarët e Bordit, ndërsa vendimi përfundimtar për to do të merret në mbledhjen e ardhshme. Në fund, u bë i ditur edhe kalendari i aktiviteteve të FBK-së për muajin dhjetor, ku përfshihen përgatitjet intensive për organizimin e ceremonisë tradicionale të Laureatëve të Vitit 2026.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar