Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Samiti i Tiranës / Kurti akuzon Beogradin për bllokimin e energjisë dhe kërkon ndërhyrjen e Bashkimit Evropian

Redaksia Lajmetereja • 27-11-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Samiti i Tiranës / Kurti akuzon Beogradin për bllokimin e energjisë dhe kërkon ndërhyrjen e Bashkimit Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vënë theksin te nevoja urgjente për një ndërlidhje më të fuqishme rajonale në sektorët e energjisë dhe transportit, duke ngritur shqetësimin e madh rreth pengesave që Serbia po i bën linjës së interkoneksionit mes dy vendeve. Gjatë fjalës së tij në Samitin e Liderëve për Planin e Rritjes të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillohet në Tiranë, kreu i ekzekutivit kosovar u shpreh se Ballkani Perëndimor kërkon investime strategjike dhe një integrim më të thellë infrastrukturor. “Mbi të gjitha, rajoni ynë ka nevojë për më shumë lidhshmëri dhe ndërlidhje më të thellë, në transport dhe në energji. Hekurudha është jetike për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë, dhe, siç e ka treguar Ukraina, është mjeti më rezistent i transportit, madje edhe në luftë. Hekurudhat tona të planifikuara, mes tyre Prishtinë–Durrës, duhet të integrohen plotësisht në Rrjetin Trans-Evropian të Transportit. Siguria energjetike është njëkohësisht siguri ekonomike dhe siguri kombëtare. Tregu ynë i energjisë elektrike tashmë është i integruar me Shqipërinë. Serbia, megjithatë, vazhdon ta bllokojë interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, në kundërshtim me detyrimet e saj sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe duke sfiduar hapur afatin e 1 korrikut të këtij viti, të vendosur nga Këshilli Ministror. Kjo e dëmton integrimin e tregut për Kosovën dhe për gjithë rajonin. Rregullat që vlejnë për ne duhet të vlejnë për të gjithë, dhe i bëj thirrje Komisionit të kujdeset për këtë”, ka deklaruar Kurti, referuar njoftimit zyrtar nga Kabineti i Kryeministrit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar