Sport
Kushtet e motit detyrojnë Sopotin, ndeshja ndaj Bylisit zhvendoset në Kavajë
Reklamë e Sponsorizuar
Përballja mes Sopotit dhe Bylisit, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë, nuk do të zhvillohet në impiantin e Librazhdit, por do të luhet në qytetin e Kavajës.
Gjendja e rënduar e fushës si pasojë e reshjeve dhe kushteve të pafavorshme atmosferike ka shtyrë drejtuesit e klubit librazhdas që të ndryshojnë terrenin pritës për këtë sfidë të rëndësishme.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi i Sopotit ka sqaruar opinionin publik për këtë zhvendosje të detyruar:
“Ju bëjmë me dije se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe rëndimit të gjendjes së fushës së stadiumit në Librazhd, ndeshja Sopoti–Bylis do të luhet në kompleksin sportiv të vjetër Kavajë”.
Ktakimi mes dy skuadrave është planifikuar të luhet më datë 28 nëntor, me fillim nga ora 13:30.
Sipas drejtuesve, ky ndryshim është ndërmarrë me qëllim sigurimin e kushteve optimale për zhvillimin normal të lojës, si dhe për të mbrojtur terrenin nga dëmtimet e mëtejshme. Në fund të njoftimit, klubi ka shprehur mirënjohjen ndaj tifozëve dhe mbështetësve për mirëkuptimin e treguar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: