Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“Prej vitit 2024 s’e kam parë” – Rrëfimi prekës i vëllait të Jakup Krasniqit për vizitën e tij në Kosovë dhe padrejtësitë në Hagë

Redaksia Lajmetereja • 27-11-2026 14:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Prej vitit 2024 s’e kam parë” – Rrëfimi prekës i vëllait të Jakup Krasniqit për vizitën e tij në Kosovë dhe padrejtësitë në Hagë
Daut Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ndarë ndjenjat e tij lidhur me vizitën e fundit të këtij të fundit në vendlindje, si dhe për përurimin e lapidarit të ngritur në nderim të tij. Krasniqi ka pranuar se është ndier thellësisht i emocionuar në momentin kur ka parë fotografinë e memorialit kushtuar vëllait të tij, duke e cilësuar atë si një ngjarje domethënëse për të gjithë fshatin. “Çka të bëjsh për të është mirë. M’u rrit zemra kur e pashë fotografinë. Një lajm i mirë është për fshat”, u shpreh ai gjatë rrëfimit të tij. Më tej, duke u ndalur te vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, vëllai i tij e ka quajtur të rëndë dhe çnjerëzore situatën ku atij iu pamundësua takimi dhe komunikimi i lirë me familjarët e vet. “Ajo nuk është normale, ma së pari humane, çka të duash thuaj. Me ardhë e familjen mos me mujt me pa. A ka gjë ma të rëndë se me pa tu hi e tu dalë e mos me mujt me fol me të? Për çka, unë nuk e di çka ka bo?”, deklaroi Daut Krasniqi. Ai gjithashtu shtoi se prania e forcave policore gjatë kthimit të Jakup Krasniqit në Kosovë ka qenë e panevojshme, duke kujtuar se ish-krerët e UÇK-së ishin dorëzuar me vullnet të plotë. “Jakupin s’ka pasë nevojë me sjellë policët hiç, se ai vetë u shku. Ata janë dorëzu vetë”, theksoi ai. Në rrëfimin e tij, Daut Krasniqi ka treguar se kjo periudhë shënon momentin më të errët e të vështirë të jetës së tij, ndërsa ka konfirmuar se prej vitit 2024 nuk ka mundur ta takojë vëllanë në Hagë për shkak të problemeve shëndetësore. “Ma keq për jetën teme s’ka pasë kurrë. Prej vitit 2024 nuk e kam pa ma, s’kam pasë mundësi me shku atje në Hagë, se s’jam kanë mirë”, u shpreh ai me keqardhje. Në fund të bisedës, ai ka komantuar edhe pritshmëritë nga drejtësia ndërkombëtare lidhur me gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur hapur skepticizmin e tij ndaj Gjykatës së Apelit. “Asnjë pikë besimi nuk e kam në Gjykatën e Apelit, as s’e kam pasë”, përfundoi Daut Krasniqi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar