Aktuale
Kthehet dimri i vërtetë: Kosova përfshihet nga acari, reshjet e dëborës përfshijnë vendin këtë fundjavë
Reklamë e Sponsorizuar
Një valë e re e masave të ftohta polare pritet të zbresë mbi Kosovë gjatë fundjavës së 28 dhe 29 nëntorit, duke sjellë një ndryshim drastik të kushteve atmosferike, ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të përziera shiu e bore.
Bazuar në buletinin e fundit sinoptik nga Instituti Hidrometeorogjik i Kosovës, këto frontale të ftohta do të depërtojnë nga veriperëndimi i kontinentit drejt gadishullit ballkanik, duke prekur drejtpërdrejt edhe territorin tonë.
Për ditën e shtunë, meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të vranët, i cili do të shoqërohet me intervale reshjesh shiu dhe dëbore në zona të ndryshme.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 5 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–9 metra në sekondë”, thuhet në nomencaturën zyrtare.
Ndërkaq, dita e diel, më 29 nëntor, do të shënojë rënie edhe më të theksuar të temperaturave, ku qytetarët do të përballen me mot kryesisht të vranët dhe reshje dëbore.
“Temperaturat minimale do të zbresin në -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 metra në sekondë”, bëjnë të ditur autoritetet meteorologjike.
Analizat e fundit sinoptike tregojnë se ky bllok i ftohtë atmosferik do të intensifikohet edhe më tej gjatë javës në vijim, periudhë kjo që përkon edhe me hyrjen zyrtare të stinës së dimrit meteorologjik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: