Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Tension te Ferrari: Leclerc pranon ftohjen e raporteve me Hamilton pas incidentit në Las Vegas

Redaksia Lajmetereja • 27-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tension te Ferrari: Leclerc pranon ftohjen e raporteve me Hamilton pas incidentit në Las Vegas
Pavarësisht deklaratave të drejtorit ekzekutiv të skuderisë italiane, Fred Vasseur, i cili pak ditë më parë sugjeroi se Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton kishin lënë pas tensionet dhe ishin pajtuar pas përplasjes në Las Vegas, realiteti në kampin e kuq duket ndryshe. Gjatë konferencës për shtyp në prag të Çmimit të Madh të Katarit, piloti monegask ka hedhur dritë mbi dinamikën aktuale mes tyre. Duke folur për marrëdhënien me britanikun, Leclerc u tregua i sinqertë para gazetarëve, duke theksuar se situata aktuale nuk është ideale, pavarësisht respektit reciprok jashtë pistës. Ai bëri të aforzuar se përplasjet e fundit kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme, sidomos nëse skuadra synon titullin kampion vitin e ardhshëm. “Nëse sezonin e ardhshëm do të kemi një makinë që mund të konkurrojë për kampionatin, do të jetë edhe më e rëndësishme që të dy të gjejmë një zgjidhje. Kemi diskutuar tashmë për gjetjen e një mënyre për ta zgjidhur këtë çështje. Jashtë pistës, kam një marrëdhënie shumë të mirë me Lewis”, u shpreh piloti i Ferrarit. Ai shtoi gjithashtu: “Nuk do të thoja se atmosfera dhe marrëdhënia mes nesh është e shkëlqyer për momentin. Sigurisht që nuk ka shumë gëzim tani për tani. Por jemi ne ata që duhet ta përmirësojmë situatën dhe jemi ne ata që duhet të gjejmë një zgjidhje.” Monegasku komentoi edhe qëndrimin e eprorit të tij, duke pranuar se si garues e kupton qasjen e Vasseur. Sipas tij, rivaliteti mes dy pilotëve ambiciozë shpesh sjell situata të vështira, ndaj është jetike që incidente të tilla të parandalohen në të ardhmen. “E dija cili ishte qëndrimi i Vasseur dhe, si pilot, duhet ta pranoj. Jemi dy pilotë të fortë, ku secili dëshiron të përfundojë përpara tjetrit. Fatkeqësisht, kohët e fundit kanë ndodhur shumë incidente të tilla. Gjëja më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për t’i shmangur sa më shumë probleme të tilla”, deklaroi ai. Duke u ndalur sërish tek ngjarja e fundit, Leclerc mor përgjegjësinë e plotë, duke vlerësuar se kontakti mes dy makinave të të njëjtës skuadër mbetet i papranueshëm. Në fund, ai përmblodhi një vit sfidues në aspektin personal, duke shprehur optimizëm për mbylljen e këtij sezoni. “Unë mora përgjegjësinë për atë që ndodhi në Las Vegas, por jam dakord se kontakti mes dy makinave Ferrari është i papranueshëm. Ka qenë një sezon sfidues, mendoj se kjo vlen për çdo pilot. Pati një periudhë të vështirë në mes të sezonit, ku disa aspekte të makinës nuk më bënin të ndihesha rehat. Por që atëherë jemi përmirësuar; tani ndjesia është mjaft e mirë dhe shpresojmë që t’i mbyllim në mënyrë pozitive këto dy gara të fundit”, përfundoi Leclerc.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar