Politikë
Kryeministri Rama bën thirrje urgjente në BE: Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarrë hapa konkretë për t'i hapur rrugën Kosovës drejt fitimit të statusit të vendit kandidat, duke e konsideruar këtë hap si një domosdoshmëri të çastit.
Kjo thirrje është bërë gj punimeve të samitit kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar. Atje, kreu i Qeverisë shqiptare u ka kërkuar diplomatëve dhe zyrtarëve të shteteve anëtare të BE-së që të japin mbështetjen e tyre për këtë aspiratë.
“Dua të shfrytëzoj rastin nga prania e shumë përfaqësuesve këtu të vendeve anëtare të BE-së, për të nënvizuar nevojën urgjente për t’u hapur drejt statusit të kandidatit për Kosovën, sepse është shumë i nevojshëm”, u shpreh Rama para të pranishmëve.
Sipas shefit të ekzekutivit shqiptar, ky apel do të përsëritet vazhdimisht dhe do të përbëjë një pikë kyçe në çdo diskutim që ai dhe përfaqësuesit e Kosovës do të zhvillojnë me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare.
“Ne mendojmë që nuk ka asnjë kuptim që Kosova të lihet jashtë procesit, ndonëse statusi i kandidatit nuk do të thotë anëtarësim automatikisht, por do të thotë që BE-ja është serioze kur vjen puna te riangazhimi në kohë kaq të vështira dhe të trazuara”, shtoi më tej ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: