Politikë
Reforma në Drejtësi merr dritën jeshile: Byroja e Pasurisë dhe pesë projektligjet kalojnë në Komision
Reklamë e Sponsorizuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka dhënë miratimin e tij për Projektligjin e shumëpritur për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe për të pesë projektligjet që përbëjnë Pakon e Reformës në Drejtësi.
Gjatë mbledhjes së mbajtur, anëtarët e komisionit votuan pro paketës së plotë legjislative, e cila përfshin Projektligjin për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial të Kosovës, Projektligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë.
Lidhur me këtë zhvillim, Ministria e Drejtësisë ka dalë me një njoftim zyrtar ku thekson rëndësinë e këtij procesi. “Kalimi në parim i këtyre projektligjeve përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e reformës në drejtësi dhe forcimin e sundimit të ligjit, me synim ndërtimin e një sistemi drejtësie profesional, të pavarur, efikas dhe llogaridhënës, në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik”, thuhet në komunikatë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: