Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

​Përurohet një pjesë e rrugës “Jim Xhema” në Prishtinë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 20:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Përurohet një pjesë e rrugës “Jim Xhema” në Prishtinë
Rruga “Jim Xhema”, e njohur ndryshe si Rruga A, është inauguruar në Prishtinë, në një ceremoni ku mori pjesë kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Hapja u bë te rrethrrotullimi që lidh Rrugën B me Rrugën A, ndërsa me këtë rast Rama ka shprehur mirënjohje për veprimtarin shqiptar në SHBA, Jim Xhema, në nder të të cilit është emërtuar kjo rrugë. Gjatë ceremonisë, Rama ka bërë të ditur se segmenti i hapur është i gjatë një kilometër e gjysmë, duke vlerësuar kontributin e Xhemës për çështjen kombëtare dhe lirinë e Kosovës. “Në këtë ditë të ftohtë kemi një rast special, hapim këtë pjesë të rrugës ‘Jim Xhema’, një kilometër e gjysmë. Dua nga këtu të falënderoj zotin Jim Xhema për kontributin e madh për lirinë e vendit tonë”, ka deklaruar Rama. Kuvendi Komunal i Prishtinës, në janar të vitit 2023, kishte marrë vendim që Rruga A të mbajë emrin e veprimtarit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar