Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 20:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”, është ekstraduar sot, më 25 nëntor  nga Belgjika në Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë. Pas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, për procedura të mëtejshme ligjore. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar