Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Roberto Martinez nuk ka asnjë dyshim

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 18:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Roberto Martinez nuk ka asnjë dyshim
Roberto Martínez, ish-trajneri i Portugalisë, ka vlerësuar Cristiano Ronaldon, i cili së fundmi njoftoi tërheqjen nga kombëtarja portugeze pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin aktual, Jorge Jesus. Martinez e përshkroi Ronaldon si “një nga figurat më ikonike” në historinë e këtij sporti dhe e vendosi atë në të njëjtin nivel me Lionel Messin, Diego Maradonën dhe Johan Cruyff. “Për mua dhe stafin tim teknik, ishte kënaqësi të punonim me të për 37 ndeshje. Ditët e fundit janë shprehur shumë mendime subjektive se çfarë përfaqëson ky lojtar aktualisht, por ajo që nuk është subjektive, janë statistikat. Mënyra se si ai ka ndikuar në lojë… Po flasim për një lojtar që ndoshta është në nivelin e Lionel Messit, DiegoMaradonës apo Johan Cruyff”, tha Martinez. “Që kur Cristiano Ronaldo u bashkua me kombëtaren në vitin 2003, Portugalia nuk ka munguar në asnjë turne të madh gjatë 23 sezoneve e gjysmë. Motivimi i tij ishte të bëhej më i mirë të nesërmen. Përkushtimi i tij ndaj lojës është i pakrahasueshëm dhe mendoj se jetëgjatësia e tij në nivele të larta qëndron mbi çdo mendim tjetër”, shtoi Martinez.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar