Politikë
Evis Kushi takon Presidenten e Këshillit Federal të Austrisë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja shqiptare Evis Kushi ka zhvilluar një takim në Vjenë me Presidenten e Këshillit Federal të Parlamentit të Austrisë, Christine Schwarz-Fuchs, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit parlamentar dhe i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Austrisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kushi bëri të ditur se në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, si dhe për mbështetjen e Austrisë ndaj rrugëtimit evropian të Shqipërisë.
Në këtë takim, Kushi ishte e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, dhe kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha.
Ajo shprehu mirënjohje ndaj presidentes Schwarz-Fuchs për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: