Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Fabregas: Nuk humbas asnjë ndeshje të Barcelonës

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 18:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Fabregas: Nuk humbas asnjë ndeshje të Barcelonës
Ndonëse mund të jetë i rezervuar sa i përket së ardhmes së tij, Cesc Fabregas zbuloi pas fitores së Como 1:0 ndaj AEK në Champions League, se i ndjek të gjitha ndeshjet e Barcelonës, madje edhe kur është i zënë duke u përgatitur për ndeshjet e veta. “Nuk humbas asnjë ndeshje të Barcelonës. Një ditë tjetër, ndërsa po përgatitnim planin e lojës për ndeshjen kundër AEK-ut të Athinës, ndeshja e Barcelonës po shfaqej në telefonin tim. Ndihmësi im u detyrua të më kërkonte të përqendrohesha, pasi ndeshja për të cilën po përgatiteshim ishte e rëndësishme”,tha fillimisht Fabregas. Ai nuk e fshehu dashurinë e tij për Barcelonën. Megjithatë, shmangu diskutimet rreth marrjes së drejtimit të ekipit katalanas në të ardhmen, duke theksuar se preferon të përqendrohet te e tashmja. “Unë jam dikush që jeton ditë pas dite. Të mendosh për të ardhmen, zakonisht nuk të çon askund. Unë i përkas Barcelonës. Jam rritur në këtë klub dhe i njoh të gjithë aty, por nuk më ka pëlqyer kurrë të mendoj shumë larg në të ardhmen, sepse sa herë e kam bërë këtë, gjërat nuk kanë shkuar mirë”, shtoi Fabregas.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar