Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Pacolli: Nis restaurimi i lumenjve në katër komuna, synohet mbrojtja nga përmbytjet

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 18:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pacolli: Nis restaurimi i lumenjve në katër komuna, synohet mbrojtja nga përmbytjet
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka nisur një fazë e re e projekteve për restaurimin e lumenjve në Kosovë, pas vendimit për ndalimin e betonimit të tyre, të marrë në prill të këtij viti. Përmes një njoftimi, Pacolli ka bërë të ditur se janë nënshkruar memorandumet e bashkëpunimit me komunat e Klinës, Obiliqit, Kamenicës dhe Mamushës për restaurimin e lumenjve dhe zbatimin e Zgjidhjeve të Bazuara në Natyrë. Sipas saj, marrëveshjet janë nënshkruar në kuadër të Programit IWRM-K, i cili bashkëfinancohet nga Qeveria e Zvicrës dhe Qeveria e Kosovës. Pacolli ka theksuar se kjo qasje synon mbrojtjen e ekosistemeve dhe uljen e rrezikut nga përmbytjet, përmes ndërhyrjeve që respektojnë rrjedhën natyrore të lumenjve. Ndër masat që parashihen janë rikthimi i bimësisë përgjatë brigjeve, largimi i barrierave që pengojnë rrjedhën natyrore dhe krijimi i më shumë hapësirave për lumenjtë. Ajo ka bërë të ditur se këto katër komuna do të jenë të parat që do ta zbatojnë këtë model, i cili synohet të shërbejë si standard për projektet e ardhshme ujore në Kosovë. Po ashtu, brenda gjashtë muajve, në bashkëpunim me Programin IWRM-K, pritet të hartohet një udhëzues me standardet për Zgjidhjet e Bazuara në Natyrë, i cili do të zbatohet në projektet e restaurimit të lumenjve në të gjithë vendin. “Po i japim fund praktikave që dëmtojnë lumenjtë. Ne investojmë vetëm në zgjidhje që mbrojnë natyrën dhe qytetarët tanë!”,ka deklaruar Pacolli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar