Politikë
"Nuk di shumë për këtë çështje"/ Rama pyetet për politikat tregtare të Trumpit: Synimi ynë është tregu i përbashkët europian
Reklamë e Sponsorizuar
Rama shmang komentimin e ambicieve tregtare të Trumpit: Ne synojmë tregun e vetëm europian
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur nga gazetarët në Bruksel për njoftimet dhe ambiciet tregtare të presidentit amerikan Donald Trump, në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Rama nuk dha një koment të drejtpërdrejtë për politikat e presidentit amerikan, duke thënë se nuk kishte informacion të mjaftueshëm për këtë çështje.
“Nuk di shumë për këtë çështje. Unë di për tregun e vetëm këtu në Europë dhe kjo është ajo që ne synojmë”,deklaroi Rama, duke theksuar se prioritet i Shqipërisë mbetet integrimi në tregun e përbashkët europian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: