Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Vitia njofton për 13 autoambulanca të reja, së shpejti do të shpërndahen në komunat e Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 18:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vitia njofton për 13 autoambulanca të reja, së shpejti do të shpërndahen në komunat e Kosovës
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në Kosovë kanë mbërritur edhe 13 autoambulanca të reja, të cilat së shpejti do të shpërndahen nëpër komuna. Përmes një postimi, Vitia ka bërë të ditur se autoambulancat janë të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme për mbështetjen bazike të jetës (BLS). Sipas tij, këto pajisje mundësojnë ndërhyrjen në vendngjarje dhe vazhdimësinë e kujdesit ndaj pacientit gjatë transportit drejt spitalit. Vitia ka theksuar se forcimi dhe modernizimi i Kujdesit Parësor Shëndetësor në komuna është i rëndësishëm për reagim të shpejtë dhe ofrim të shërbimeve cilësore shëndetësore. “Me pajisje moderne dhe kapacitete të shtuara, synojmë shërbime emergjente më të shpejta, më të sigurta dhe më cilësore për qytetarët tanë”,ka shkruar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar