Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Spalletti tregon se pse Zhegrova luajti nga minuta e parë ndaj Venezias

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 17:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Spalletti tregon se pse Zhegrova luajti nga minuta e parë ndaj Venezias
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur sërish për Edon Zhegrovën, duke shpjeguar se çfarë e shtyu t’i jepte futbollistit kosovar mundësinë të niste nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Venezias. Në konferencën për media të mbajtur të mërkurën, tekniku italian ka bërë të ditur se kalendari i ngjeshur i ndeshjeve e detyroi të ndryshonte përbërjen e skuadrës dhe të aplikonte rotacion. Në mesin e futbollistëve që përfituan nga këto ndryshime ishte edhe Zhegrova. 27-vjeçari e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë rastin e dhënë. Në përballjen e së dielës ndaj Venezias, ai për herë të parë luajti një ndeshje të plotë me fanellën e Juventusit, duke kontribuar edhe me një asistim në fitoren bindëse 4-0 të “Zonjës së Vjetër”. Spalletti ka shpjeguar se vendimi për ta aktivizuar Zhegrovën nga fillimi ishte pjesë e planit për të menaxhuar ngarkesën e lojtarëve, pasi Juventusi e ka një periudhë me tri ndeshje brenda pak ditësh. “Pikërisht për shkak të tri ndeshjeve lindi edhe mundësia që Zhegrova të kishte rastin të luante nga minuta e parë. Qëllimi është të bëhet një rotacion i duhur, në mënyrë që skuadra të arrijë t’i përmbyllë tri ndeshjet pa i ngarkuar tepër futbollistët”, ka deklaruar Spalletti. Juventusin e pret të enjten përballja me Omonian, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Evropës, ndërsa të dielën do të përballet me Comon në kampionat. Zhegrova po vazhdon të fitojë hapësirë te skuadra italiane. Në dhjetë ndeshjet e zhvilluara këtë edicion, ai ka regjistruar dy gola dhe tri asistime.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar