Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

“Po përgatitim parulla dhe aksione demonstruese” / Kërtalli: 28 Nëntori do të jetë një protestë shumë masive

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 17:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Po përgatitim parulla dhe aksione demonstruese” / Kërtalli: 28 Nëntori do të jetë një protestë shumë masive
Protesta e paralajmëruar më 28 nëntor pritet të jetë masive, ndërsa organizimet për shtimin e pjesëmarrjes kanë nisur edhe nga grupime të ndryshme politike dhe qytetare. E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Pika mbi i” në Ora News, Laura Kërtalli u shpreh se këtë vit 28 Nëntori do të festohet në një mënyrë ndryshe, përmes protestës, krahas aktiviteteve tradicionale me këngë e valle. Ajo theksoi se pjesëmarrjes pritet t'i bashkohen edhe shqiptarë të diasporës që do të vijnë në vend për festat e nëntorit. Sipas Kërtallit, kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, një kërkesë që, siç u shpreh ajo, protestuesit e artikulojnë prej më shumë se gjashtë muajsh. “Festa më e madhe për situatën politike në vend do të ishte pse jo dorëheqja e kryeministrit Rama”,u shpreh Kërtalli. Më tej, ajo bëri të ditur se edhe grupimi politik ku bën pjesë, “Rinia Nacionaliste”, po përgatitet për protestën e 28 nëntorit. Sipas saj, grupi i terrenit po përgatit parulla dhe aksione demonstruese, ndërsa komunikimi me grupimet e tjera synon një organizim sa më të koordinuar. Kërtalli nënvizoi se, pavarësisht se grupimet nuk kanë arritur të krijojnë një pol të tretë gjithëpërfshirës, secili prej tyre po organizohet për të kontribuar në rritjen e numrit të protestuesve. “Me informacionet që unë kam dhe me përgatitjet që ne po bëjmë, kjo do të jetë e realizueshme, pra do të jetë një protestë shumë masive”,deklaroi ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar