Politikë
Kurti në Bruksel: Serbia ta arrestojë dhe dorëzojë terroristin Radojiçiq, Vuçiq e mbante më afër se truprojet e tij
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës sot në Bruksel ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë kreun e sulmit terrorist të Banjskës, Milan Radojiçiq.
Në nisje të Samitit BE-Ballkan Perëndimor, kreu i Qeverisë ka thënë se kjo duhet të bëhet në kuadër të sundimit të ligjit, luftës së kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar.
“Serbia duhet ta arrestojë dhe dorëzojë Milan Radojiçiqin’, ka deklaruar Kurti.
Ai tutje ka deklaruar se Radojiçiq ka lëvizur lirshëm në Serbi viteve të fundit dhe ka qenë më i afërt se truprojet me Aleksnader Vuçiqin.
Kurti në Bruksel kërkon nga BE-ja që Kosovës t’i jepet sa më parë statusi i vendit kandidat
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: