Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Trump thotë se lufta me Iranin është e ‘financuar’ deri në janar

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 17:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Trump thotë se lufta me Iranin është e ‘financuar’ deri në janar
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Uashingtoni ka fonde të mjaftueshme për të vazhduar luftën kundër Iranit deri në fund të janarit, duke shtuar se ai mund t’i japë fund konfliktit sa herë të dojë. Në një intervistë për “New York Post”, të publikuar të martën, Trump kritikoi gjithashtu demokratët në Kongres, duke paralajmëruar se përpjekjet për të kufizuar luftën mund ta kthejnë atë që ai e përshkroi si një fitore amerikane, në një disfatë. “Ata do ta marrin një fitore të plotë dhe do ta kthejnë në humbje”, ka thënë Trump, duke pretenduar se forcat detare, forcat ajrore dhe mbrojtja ajrore e Iranit janë shkatërruar, ndërsa udhëheqja e tij është eliminuar. I pyetur nëse opsionet e tij ushtarake mund të bëhen më të kufizuara nëse demokratët marrin kontrollin e Kongresit në janar, Trump u përgjigj se administrata e tij ka fonde të mjaftueshme për të vazhduar veprimet ushtarake deri në atë kohë. “Deri në fund të janarit, pak a shumë, e kuptoni, ne i kemi fondet”, i tha ai mediumit në fjalë. Trump theksoi se Uashingtoni mund t’i japë fund konfliktit në çdo moment, duke thënë: “Ne mund ta mbyllim këtë luftë sa herë të duam”. Ai foli gjithashtu për mundësinë e ndryshimit të regjimit në Iran, duke e përshkruar atë si “ndoshta të realizueshëm”, por këmbënguli se ky nuk është objektivi i tij kryesor. “Thjesht nuk dua që ata të kenë armë bërthamore. Nuk kam qenë kurrë pro apo kundër ndryshimit të regjimit; kjo nuk ka qenë kurrë një kriter për mua”, tha ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar