Ekonomi
Dogana zbulon 4,161 copë stoli argjendi në një dërgesë postare, detyrimet e shmangura mbi 7 mijë euro
Reklamë e Sponsorizuar
Dogana e Kosovës ka zbuluar një dërgesë postare me 4,161 copë stoli argjendi, të cilat ishin deklaruar gabimisht si “pjesë të imta metali për testim”, me qëllim të shmangies së detyrimeve doganore.
Rasti është zbuluar gjatë kontrolleve të rregullta në sektorin e Aeroportit – Kargo, ku zyrtarët doganorë kanë dyshuar për mospërputhje ndërmjet përshkrimit në dokumentacion dhe përmbajtjes së dërgesës.
Pas skanimit dhe ekzaminimit fizik të pakos, është konstatuar se në të gjendeshin gjithsej 4,161 copë stoli argjendi, të ndara në:
Sipas njoftimit të Doganës, vlera doganore e mallit, pa përfshirë taksat, është përcaktuar në 25,861.39 euro.
Ndërkaq, detyrimet doganore që është tentuar të shmangen arrijnë në 7,706.69 euro.
Për shkak të mosdeklarimit të saktë të llojit, sasisë, peshës dhe vlerës së mallit, rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore.
Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe shmangies së detyrimeve doganore, duke bërë të ditur se kontrollet e bazuara në menaxhimin e riskut dhe përdorimi i pajisjeve moderne synojnë zbatimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e interesave financiare të vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: