Politikë
Agim Bahtiri njofton për rritjen e buxhetit të AKI-së për vitin 2027: 24.1 milionë euro, mbi 6.9 milionë më shumë se vitin e kaluar
Reklamë e Sponsorizuar
Publikuar më:
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka shqyrtuar Projektligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2027, duke i dhënë mbështetje buxhetit të kësaj agjencie.
Sipas Bahtirit, buxheti i AKI-së për vitin 2027 është paraparë të jetë 24 milionë e 182 mijë e 595 euro, që paraqet një rritje prej 6 milionë e 951 mijë e 865 eurosh krahasuar me vitin paraprak.
Ai ka theksuar se rritja e buxhetit synon forcimin e kapaciteteve dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, duke bërë të ditur se AKI do ta ketë mbështetjen e Qeverisë, Komisionit dhe Kuvendit të Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: