Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kurti në Bruksel kërkon nga BE-ja që Kosovës t’i jepet sa më parë statusi i vendit kandidat Do you like this personality?

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 17:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat për anëtarësim, duke e cilësuar këtë proces si të vonuar dhe urgjent. Para pjesëmarrjes në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kurti ka deklaruar se Kosova pret që të bëhet përparim konkret në rrugën drejt integrimit evropian. Ai ka theksuar se Kosova është i vetmi vend në rajon që ende nuk e ka marrë statusin e kandidatit, ndonëse ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE. “Jam shumë i lumtur që jam në Bruksel. Presim një shkëmbim konstruktiv idesh dhe mendimesh për rrugën përpara. Presim statusin e vendit kandidat për vendin tonë. Është vonuar prej kohësh”, ka deklaruar Kurti. Sipas tij, kërkesa e Kosovës nuk është për trajtim të veçantë, por për njohjen e rezultateve në zhvillimin demokratik, sundimin e ligjit, të drejtat politike dhe luftën kundër korrupsionit. Kurti ka bërë thirrje që zgjerimi i Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të shfrytëzohet si mundësi për avancimin e Kosovës drejt statusit të kandidatit. “Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për zgjerimin me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat mbi bazën e meritës, sepse e meritojmë”, ka thënë ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar