Sport
Guardiola tregon pse nuk u përpoq kurrë ta transferonte Messin
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka zbuluar arsyen pse nuk është përpjekur asnjëherë ta transferojë Lionel Messin gjatë karrierës së tij si trajner.
Guardiola nuk u përpoq asnjëherë ta largonte Lionel Messin nga Barcelona, ndryshe nga rasti i Neymarit. Arsyeja, sipas tij, nuk kishte të bënte as me futbollin dhe as me aspektin financiar, por me lidhjen emocionale të argjentinasit me klubin katalanas.
“Nuk e kam telefonuar kurrë. Jam tifoz i Barcelonës dhe preferoja që ai të qëndronte atje”, pranoi Guardiola.
Ai shfrytëzoi rastin për të vlerësuar edhe talentin e futbollistëve me të cilët ka punuar gjatë karrierës së tij dhe kontributin e tyre në sukseset e arritura.
Guardiola foli me superlativa për mentalitetin fitues të Messit, të cilin e konsideron një nga arsyet kryesore të qëndrueshmërisë së argjentinasit në majat e futbollit botëror për shumë vite.
Sipas tij, Messi e kishte këtë mentalitet edhe gjatë stërvitjeve, ku nuk e duronte humbjen.
Pep Guardiola dhe Romario janë miq të afërt. Trajneri katalanas kaloi ditët e fundit në Brazil, ku pranoi ftesën e ish-sulmuesit të famshëm për të marrë pjesë në emisionin e tij, “Romario TV”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: