Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ronaldo asnjëherë nuk votoi për Messin, zbulohet lista e plotë e votave të tij për Topin e Artë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 17:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ronaldo asnjëherë nuk votoi për Messin, zbulohet lista e plotë e votave të tij për Topin e Artë
Cristiano Ronaldo, fitues i pesë Topave të Artë, ka qenë jo vetëm protagonist i shumë ceremonive të këtij çmimi, por edhe pjesë e jurisë në disa edicione, në të cilat ka pasur mundësinë të votojë për futbollistët më të mirë të vitit. Zgjedhjet e portugezit gjatë viteve zbulojnë një preferencë të qartë për bashkëlojtarët e tij, veçanërisht ata që luanin te Real Madridi, ndërsa një detaj që bie në sy është se ai asnjëherë nuk e përfshiu Lionel Messin në votat e tij. Ronaldo votoi për çmimin kryesor nga viti 2010 deri më 2015, në cilësinë e kapitenit të Përfaqësueses së Portugalisë, ndërsa në vitin 2021 u rikthye për të votuar në kategorinë e talentit më të mirë të ri, e njohur si Kopa Trophy. Sistemi i votimit ishte i njëjtë, me pesë pikë për zgjedhjen e parë, tri për të dytën dhe një për të tretën. Në vitin 2010, Ronaldo e vendosi Xavi Hernandezin në vendin e parë, Iker Casillasin në të dytin dhe Wesley Sneijderin në të tretin. Pas mungesës në votimet e viteve 2011 dhe 2012, ai u rikthye në vitin 2013, duke votuar për Radamel Falcaon, Gareth Bale dhe Mesut Özilin, në këtë renditje. Në vitin 2014, zgjedhja e tij e parë ishte Sergio Ramos, i ndjekur nga Bale dhe Karim Benzema, ndërsa një vit më vonë, në vitin 2015, Benzema ishte favoriti i tij, me James Rodriguezin në vendin e dytë dhe sërish Bale në të tretin, raporton Kosovapress. Ronaldo votoi edhe në vitin 2021 për çmimin Kopa, ku Mason Greenwood ishte zgjedhja e tij e parë, i ndjekur nga Nuno Mendes dhe Giovanni Reyna. Gjatë gjithë këtyre votimeve, Messi nuk figuroi asnjëherë në listën e Ronaldos, ndërsa Xavi mbetet i vetmi futbollist i Barcelonës që portugezi e kishte votuar në kategorinë kryesore. Zgjedhjet e tij dëshmojnë se, edhe kur bëhej fjalë për vlerësimin e më të mirëve në botë, Ronaldo shpesh u jepte përparësi lojtarëve me të cilët ndante fanellën dhe dhomën e zhveshjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar