Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Këshilli i Mediave të Shkruara lanson web-faqen e re

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 17:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Këshilli i Mediave të Shkruara lanson web-faqen e re
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka lansuar web faqen e re. Nga sot, web faqja e re e KMShK-se është www.presscouncilkosova.org. Web-faqja e re është lansuar përmes një projekti të realizuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane dhe i zbatuar nga GIZ dhe DW Akademie, raporton Kosovapress. KMShK, si trup vetërregullues i mediave të shkruara, është themeluar me ndihmën e OSBE-së në Kosovë në shtator të vitit 2005, ndërsa Zyra e KMShK-së aktivitetin e rregullt e ka filluar në dhjetor të vitit 2005. Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës tani i ka rreth 50 anëtarë të rregullt, media online dhe agjenci lajmesh. Kuvendi i anëtarëve të KMShK-së përbëhet nga përfaqësuesit e mediave online (portaleve të lajmeve) dhe agjencive të lajmeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar