Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Faton Peci mohon rrahjen në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Pretendimet janë të pavërteta

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 17:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Faton Peci mohon rrahjen në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Pretendimet janë të pavërteta
Publikuar më: Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar pas pretendimeve për një përleshje fizike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Përmes një reagimi publik, Peci ka thënë se nuk ka pasur rrahje, ndërsa ka theksuar se për këtë ekzistojnë dëshmi përmes video-incizimeve. Sipas tij, konflikti verbal fillimisht është nxitur nga dy asambliste të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në drejtim të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani. Peci pretendon se reagimi i asamblisteve erdhi pasi drejtori Asllani rikujtoi keqpërdorimet që, sipas tij, ishin bërë gjatë qeverisjes së kaluar, për të cilat ishte arrestuar edhe ish-drejtori nga PDK-ja. “Ne nuk ndalemi. Qeverisja jonë nuk shantazhohet, as me kërcënime me grushta e as me ndonjë kërcënim tjetër”, ka shkruar Peci
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar