Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Vatikan, ministri Hoxha takohet me Atin e Shenjtë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 16:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Vatikan, ministri Hoxha takohet me Atin e Shenjtë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë, në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Vatikanit. Gjatë qëndrimit në Vatikan, Ministri Hoxha u takua me Atin e Shenjtë, duke i shprehur mirënjohjen për vëmendjen dhe dashamirësinë e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar. “Shqipëria dhe Selia e Shenjtë ndajnë një lidhje të veçantë, të rrënjosur në histori dhe të ushqyer nga vlera të përbashkëta: dinjiteti njerëzor, dialogu, bashkëjetesa dhe paqja”,u shpreh Ministri Hoxha. Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë që marrin në kontekstin e sotëm ndërkombëtar mesazhet e Atit të Shenjtë për paqen, solidaritetin, zhvillimin dhe respektimin e dinjitetit njerëzor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar