Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Nga ofendimet te përplasja fizike, PDK-ja paralajmëron denoncim në polici pas tensioneve në Mitrovicë

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 16:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nga ofendimet te përplasja fizike, PDK-ja paralajmëron denoncim në polici pas tensioneve në Mitrovicë
Një përplasje fizike ka ndodhur sot në korridorin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, mes asamblistit të PDK-së, Artan Berisha, dhe shoferit të kryetarit të komunës, Faton Peci, Mon Neziri. Shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së, Shkëlqim Ibrahimi, tha se konflikti erdhi pas ofendimeve që, sipas tij, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gazmend Hyseni, ua kishte drejtuar përfaqësuesve të kësaj partie. Ibrahimi: PDK-ja lëshoi seancën për shkak të gjuhës fyese dhe konfrontimit në Kuvend “Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës sot kemi vendosur me lëshua seancën, në shenjë revolte të gjuhës jo parlamentare, jo zyrtare, të cilën e kemi paralajmëruar edhe seancën e kalume. Kjo ka qenë arsyeja pse kemi lëshu seancën, ku në vazhdimësi qoftë prej kryetarit, qoftë prej drejtorëve të caktuar, jo të gjithëve, përdoren terma fyes dhe jo zyrtarë, saqë sot kulminacionin ke që patë edhe konfrontim verbal. Besoj që jeni kan të pranishëm edhe ju media, e keni pa domethënë gjatë një diskutimi verbal thjesht kemi pranuar ofendime të mëdha nga drejtori i Kulturës, Rinisë, Sportit, zoti Gazmend Hyseni. Dhe si rezultat i saj, asambleisti Artan Berisha duke dalë është atakuar dhe është tentuar të ndalet nga shoferi i Faton Pecit, zoti Mon Neziri. Dhe pas asaj, domethënë ka qenë rrjedhoja siç e keni pa dhe e keni të dokumentuar në inçizimet e juaja, ku ka shpërthyer konflikti. Vetëm po du me ju rikujtu që në të kaluarën, katër vjet në qeverisjen Hamza, në asnjë rast nuk ka pas të pranishëm zyrtarë të sigurimit sepse nuk ka pas nevojë të ndihen të pasigurt dhe janë trajtuar realisht si me qenë pjesë e jonë e të gjithë asamblesë, sepse edhe kuvendi është vetë pjesë e asamblesë”- tha Ibrahimi. Ai paralajmëroi se rastin do ta paraqesin në polici. Ibrahimi: Do ta denoncojmë në polici sulmin ndaj asamblistit Artan Berisha “Kështu që, ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike sot në shenjë revolte e lëshojmë seancën dhe nuk vazhdojmë tutje derisa të sigurohen kushte normale për mbarëvajtjen e seancës. Po ashtu po dëshiroj t'ju tregoj që ne do të procedojmë tutje në polici për të denoncuar rastin që një asambleist, që realisht kuvendi është shtëpia e tij dhe është votuar për atë, është sulmuar nga një shofer i kryetarit Faton Peci. Reagimet tona kanë qenë pas pasi që drejtori i Kulturës, Rinisë, Sportit na ka quajt haajna dhe të pafytyrë dhe gjoja që ka prezantu dokumentacion faktik që ka prej të së kaluarës. Ne kemi bërë thirrje që gjithmonë çdo gjë që të kenë fakte le të dorëzohen në prokurori, dhe normal që edhe ne jemi njerëz dhe reagojmë kur ne domethënë tentojmë gjithmonë të veprojmë dhe të kontribuojmë për komunitetin dhe të quhemi pa asnjë fakt hojna dhe të pafytyrë”-deklaroi Ibrahimi. Ndërkaq, asamblisti Artan Berisha tha se ishte sulmuar gjatë daljes nga salla. Berisha: U sulmova nga sigurimi i kryetarit Faton Peci pas debatit në Kuvend "Sot gjatë një debati me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili na ofendoi dhe na tha të pafytyrë. Në aspektin njerëzor normal që reagova, e lëshova sallën. Gjatë lëshimit të sallës, sigurimi i Faton Pecit ndërhyri dhe realisht më sulmoi. Më pas, ju e keni xhirimin dhe e keni pa se çfarë ka ndodh tutje dhe mendoj se kjo gjuhë nuk na duhet as atyre, as neve"-tha Berisha. KosovaPress ka kontaktuar edhe drejtorin e DKRS-së, Gazmend Asllani, për një përgjigje lidhur me ngjarjen, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar