Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

18-vjeçari i Juventusit U23 zgjidhet në formacionin e javës në Itali

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 16:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
18-vjeçari i Juventusit U23 zgjidhet në formacionin e javës në Itali
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka të ardhmen e siguruar në repartin e sulmit nëse talentet e reja që po rriten në Itali do të vazhdojnë më ritmin aktual rrugëtimin e tyre në futbollin e rëndësishëm. Gabriel Kulla po fiton hapësira te Sasuolo ndërsa po shkëlqen në kampionatin e moshave atje. Ndërasa Arman Durmishi, po kthehet në protagonist javë pas jave me ekipin U23 të Juventusit, edhe pse është vetëm 18-vjeçar, duke luajtur përballë të rriturve në një kampionat kërkues siç është Seria C. Paraqitja e tij pak ditë më parë, e kurorëzuar edhe me një gol, bëri që Juventusi U23 ta mbyllë me fitore ndeshjen e javës së 15 të kampionatit. Për golin, por edhe paraqitjen që bëri në atë ndeshje, Durmishi është vlerësuar me notën 8,3 nga “Sofascore” dhe si rrjedhojë, është përfshirë edhe në formacionin ideal të javës në këtë kampionat. Kjo është padyshim një konfirmim për aftësitë e lojtarit 18-vjeçar shqiptar, i cili po spikat që në moshë të re te bardhezinjtë dhe po tregon potencialin e tij duke u kthyer në një element të rëndësishëm për të ardhmen e futbollit shqiptar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar