Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Fermín Lopez dënohet me dy ndeshje

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 15:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Fermín Lopez dënohet me dy ndeshje
Komiteti i Garave në Spanjë ka refuzuar ankesën e Barcelonës pas përjashtimit të Fermin Lopezit në ndeshjen e së dielës kundër Villarrealit, duke e dënuar mesfushorin me dy ndeshje moslojë. Si rrjedhojë, futbollisti katalanas nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick në dy takimet e ardhshme: kundër Deportivo La Coruna-s në Riazor dhe ndaj Atlético Madridit, më 2 dhjetor, në Camp Nou.Arsyetimi për përjashtimin e Fermínit Në raportin zyrtar të ndeshjes, gjyqtari Alejandro Hernandez Hernandez shpjegoi arsyen e ndëshkimit me karton të kuq të Ferminit në minutën e 74-t. Sipas raportit, futbollisti u ngrit nga stoli dhe iu drejtua gjyqtarit të katërt, duke iu afruar në distancë shumë të vogël dhe duke protestuar me zë të lartë. Ai përsëriti disa herë shprehjen: “¡No me jodas!” (Mos më çmend!). Arbitri gjithashtu theksoi se Fermini ishte larguar nga fusha dhe ishte drejtuar për në dhomat e zhveshjes përpara se t'i tregonte kartonin e kuq. Pavarësisht pretendimeve dhe ankesës së Barcelonës, Komiteti i Garave vendosi të mos e ndryshojë vendimin fillestar. Kështu, Hansi Flick do të duhet të bëjë pa një prej mesfushorëve të tij në dy përballjet e ardhshme, përfshirë edhe sfidën e rëndësishme ndaj Atletico Madridit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar