Politikë
Përleshje në Kuvendin e Mitrovicës, përfshihet shoferi i Faton Pecit
Reklamë e Sponsorizuar
Publikuar më:
Seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut ka eskaluar në përleshje fizike.
Fillimisht, një përplasje verbale ka nisur mes drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllanit, dhe asamblistit të PDK-së, Artan Berisha.
“Ti s’ke fytyrë”, i ka thënë asamblisti Berisha, drejtorit të pushtetit të partisë Guxo në Mitrovicë.
Pas kësaj, asamblistët e PDK-së kanë dalë së bashku nga salla, ndërsa Berisha është përfshirë në një përleshje fizike me Mon Nezirin, shoferin e kryetarit të Komunës, Faton Pecit, te dera e sallës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: