Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Adem Ademi nga “Grupi i Intelektualëve” rivarroset më 28 nëntor

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 14:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Adem Ademi nga “Grupi i Intelektualëve” rivarroset më 28 nëntor
Kirurgu Adem Ademi, mbetjet mortore të së cilit u identifikuan nga gërmimet që janë zhvilluar në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin-Potokut, pjesë e “Grupit të Intelektualëve” të zhdukur që nga lufta, do të rivarroset më 28 nëntor në Mitrovicë. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Erblin Ademi. Ai ka njoftuar se para rivarrimit që është paraparë në ora 14:00, do të mbahen homazhe nga 10:00 – 11:30, ndërsa nga ora 12:00-13:00 mbledhja komemorative, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë. Më 3 nëntor ishte indentfkaur trupi i Ademit, i cili figuronte i zhdukur që 27 vjet. Lajmin për identifikimin e tij e kishte bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili kishte njoftuar se pas pranimit të raporteve të reja të ADN-së nga laboratori në Hagë, janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu dhe Ali (Islam) Haliti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar