Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Kush janë dy shqiptarët që akuzohen për vjedhjen në shtëpinë e Princit William dhe Kate?

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kush janë dy shqiptarët që akuzohen për vjedhjen në shtëpinë e Princit William dhe Kate?
Dy shtetas shqiptarë janë paraqitur të mërkurën para gjykatës në Norwich të Anglisë, nën akuzat për vjedhje dhe hyrje të paautorizuar në pronën e Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk, shkruan Sky News, raporton Bota sot. Arilen Ndoci, 32 vjeç, dhe Mirgen Doku, 34 vjeç, akuzohen se kanë hyrë në rezidencën e çiftit mbretëror, Anmer Hall, me qëllim vjedhjeje, si dhe për shkelje të një zone të mbrojtur. Gjatë seancës gjyqësore u bë e ditur se dy të dyshuarit dyshohet se kanë vjedhur një orë dhe gjashtë palë mansheta, të cilat janë përshkruar si mansheta të Dukës së Edinburgut. Të dy të akuzuarit nuk u pyetën për pranimin apo mohimin e fajësisë, ndërsa gjykata vendosi që ata të mbeten në paraburgim. Gjatë seancës u bë e ditur gjithashtu se në momentin e arrestimit, të dy burrat ishin pa këpucë. Policia ishte njoftuar pak para orës 18:00 të së hënës për lëvizje të dyshimta në pronën Anmer Hall, e cila ndodhet në territorin e Sandringham Estate. Pas ndërhyrjes, dy personat u arrestuan nën dyshimin për vjedhje dhe hyrje të paautorizuar. Për kërkimet në zonë ishin angazhuar edhe njësi të specializuara të policisë, përfshirë qen gjurmues, dronë dhe helikopterin e Shërbimit Kombëtar të Policisë Ajrore. Prokuroria britanike ka konfirmuar se ka vendosur të ndjekë penalisht dy të dyshuarit, pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me policinë e Norfolkut. Në kohën kur dyshohet se ndodhi vjedhja, Princi William, Princesha Kate dhe tre fëmijët e tyre nuk ndodheshin në rezidencë. Anmer Hall është një rezidencë me 10 dhoma gjumi, e cila iu dhurua çiftit nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II pas martesës së tyre. Ajo ndodhet në një zonë private të pronës mbretërore Sandringham, në Norfolk.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar