Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Grekët tani janë të lumtur me vendimin e Pilos

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Grekët tani janë të lumtur me vendimin e Pilos
Stavro Pilo ka qenë një nga emrat më të diskutuar te AEK-u i Athinës në vitet e fundit. Mbrojtësi i majtë ishte një lojtar që po fitonte hapësirë, por gjithmonë kishte kritika nga tifozët. Fakti që ai zgjodhi Shqipërinë shtoi edhe më shumë zërat kundër tij vitin e kaluar. Por situata ka ndryshuar plotësisht brenda pak muajsh. “Sportime.gr” i ka kushtuar një artikull situatës së mbrojtësit të majtë, duke vlerësuar AEK-un, i cili në verë vendosi t’u dilte kundër edhe tifozëve skeptikë, duke rinovuar kontratën me Pilo. “Marios Iliopoulos bëri një nga lëvizjet më të zgjuara këtë verë, më 9 gusht, kur rinovoi kontratën e Stavro Pilos deri në vitin 2030. Pak muaj më vonë, lojtari, i cili u vu në diskutim si askush tjetër, shënoi kundër Mançester Sitit dhe Real Madridit, ndërsa bëri një tjetër paraqitje të nivelit të lartë kundër Komos”, shkruan portali grek. Aty theksohet se sa i rëndësishëm është bërë Pilo për ekipin grek me paraqitjet e tij dhe tashmë klubi ka në dorë një armë më shumë në momentin kur të vijnë ofertat e pritshme për të nga klubet e rëndësishme. Me një kontratë të re afatgjatë, largimi i Pilos bëhet më pak i mundshëm pa plotësuar kërkesën financiare të AEK-ut. “Lojtarë të mirë që luajnë në të majtën në Europë janë të vështirë për t’u gjetur, aq më pak ata që përmbushin kushtet për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe ofrojnë aftësi sulmuese. Nëse Pilo vazhdon me këto paraqitje, do të jetë e vështirë që ai të vazhdojë pa rënë në sy të skuadrave të mëdha të huaja”, thekson portali grek, duke parashikuar një transferim në të ardhmen jo shumë të largët të mbrojtësit. “AEK-u kërkon prej kohësh një mbrojtës të majtë. Tani mund të ketë ardhur koha kur skuadrat europiane të shohin në ‘Nea Filadelfia’ për të gjetur një të tillë. Dhe ato do të duhet të paguajnë mirë për ta marrë”, përfundon artikulli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar